Mungon avokati, shtyhet sërish pretenca për Klement Balilin

Mungon avokati, shtyhet sërish pretenca për Klement Balilin

10:37, 26/03/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda edhe këtë seancë nuk ka mundur të dëgjojë konkluzionet e prokurorisë për Kelment Balilin, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për herë të dytë seanca për Balilin u shty dhe shkak është bërë mungesa e avokatit Theodhori Sollaku dhe të pandehurit.

Sot pritej që Prokuroria të lexonte konkluzionet përfundimtare dhe të kërkonte dënimin për Klement Balilin.

Avokati i caktuar kryesisht Remzi Ponari kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Ndërkoh  gjykata vendosi të pezullojë dhe afatet e paraburgimit për Klement Balilin.

Seanca e radhës u caktua me 2 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco