Trondit gazetarja e kronikës: Persona të armatosur monitoruan varrimin e avokatit

Trondit gazetarja e kronikës: Persona të armatosur monitoruan varrimin e avokatit

23:20, 25/03/2019
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë edhe një tjetër detaj në lidhje me vrasjen e avokatit, Ravik Gurra, që tregon se rendi në qytetin e Elbasanit kontrollohet nga bandat dhe jo nga Policia.

Gazetarja tregoi se në varrimin e avokatit morën pjesë persona të armatosur.

'Ata kanë vendosur ta vrasin në mes të qytetit, të japin një mesazh. Unë kam qenë në Elbasan, policia vëzhgonte gazetarët.

Unë bashkë me kolegët e mi kemi takuar personazhe problematik, dhe policia nuk ishte lënë asnjë efektiv.

Policia është e kontrolluar nga krimi i organizuar në Elbasan. Persona të armatosur kam parë në varrimin e avokatit. Policia e Elbasanit është e pafuqishme’, tha Lala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vlora 27/03/2019 21:34

Policia e Sander Leshit?

Shto koment

Denonco