VIDEO/ Elbasan, ja se si personi me maskë kërkon të vrasë të riun

VIDEO/ Elbasan, ja se si personi me maskë kërkon të vrasë të riun

23:03, 25/03/2019
A+ Aa A-

Në emision “Opinion’ sonte është transmetuar edhe një video që tregon situatën problematike kriminale në qytetin e Elbasanit, ku policia dhe Prokuroria kanë reshtuar së funksionuari me kohë.

Për të treguar këtë situatë, gazetarja Klodiana Lala ka publikuar edhe pamjet e një ngjarje të ndodhur në vitin 2018, të një atentati të dështuar.

Siç shikohet në video një person i maskuar ka dalë nga makina dhe ka tentuar të qëllojë një person tjetër, por ka dështuar në tentativën e tij.

“Është një ngjarje e vitit 2018, lidhur me një plagosje në fakt. Automjeti vjen, ndalon këtu, besoj se e kanë dhe qytetarët e Elbasanit e ka dhe policia. Kjo është uniforma që përdorin vrasësit, ka kapuç të zi të ngritur tek pjesa e hundës. Pak a shumë të njëjtën veshje ka patur dhe ekzekutori i avokatit”, tha gazetarja.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco