Detaje të reja/ Vrasja e avokatit, ja se si vrasësi iu afrua dhe e përshëndeti

Detaje të reja/ Vrasja e avokatit, ja se si vrasësi iu afrua dhe e përshëndeti

22:31, 25/03/2019
A+ Aa A-

Gazetarja e kronikës, Klodian Lala, ka rrëfyer në ‘Opinion’ detaje nga vrasja e avokatit Ravik Gurra, pak ditë më parë në Elbasan.

Sipas hetimeve deri më tani bëhet fjalë për një vrasës profesionist.

Lala tha se vrasësi e përshëndeti fillimisht viktimën dhe më pas e qëlloi.  

‘Lokali ku kishte ndodhur krimi ishte hapur që në orët e para të mëngjesit, minimalisht një skenë krimi duhet të qëndrojë 24 orë e rrethuar. Unë e kam pirë kafen në atë lokal, ku ndodhi krimi. Avokati ka vajtur në lokal në orën 18: 30 minuta, ka parkuar makinën e tij.

Këto janë dëshmi nga pronari i lokalit. Është ulur në një pozicion me pjesë ballore nga ana e qytetit dhe ka pas shpinën në drejtim të lokalit. Janë ulur dhe dy miqtë e tij. Po diskutonin momentet e fundit se ku do shkonin të shikonin ndeshjen.

Nga pjesa e një rrugice është afruar një person, i cili sipas dëshmitarëve nuk është më shumë se 35 vjeç, rreth 1.8 metra. Në pamje të parë, sipas dëshmitarëve ka tentuar ta përshëndesë. Nëse ka patur njohje mes tyre a jo…

E ka qëlluar dy herë në kokë, ka kaluar përpara dy lokaleve dhe tek rruga kryesore e ka pritur automjeti. Në lokal kanë menduar se avokati ka qenë në gjendje të fikti. Kamerat kanë kapur vetëm momentin kur bie’, tha Lala lidhur mbi ngjarjen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco