Del nga koma fëmija shqiptar, ja si është gjendja e tij pas aksidentit të tmerrshëm

Del nga koma fëmija shqiptar, ja si është gjendja e tij pas aksidentit të tmerrshëm

19:30, 25/03/2019
A+ Aa A-

Një fëmijë shqiptar vetëm 15 muajsh, u përplas më 9 mars nga një kamionçinë në qytetin italian të Marosticas, duke rënë në koma.

Ditën e djeshme mediat italiane bëjnë me dije se fëmija ka dalë nga koma në repartin e terapisë intensive pediatrike në spitalin e Padovas.

Ky moment ka qenë shumë i gëzueshëm për stafin  këtij spitali të cilët e mbajtën në survejim fëmijën.

Fëmija ka humbur njërën këmbë si pasojë e aksidentit ku mbetën të plagosur nga një furgon që udhëtonte me shpejtësi, edhe babai, nëna dhe dy fëmijë të tjerë.

Aktualisht mjekët kanë vendosur ti ulin fëmijës dozën e qetësuesve, ndërsa fëmija është jashtë rrezikut për jetën.

Në spital me fraktura ndodhet nëna e tij

Aksidenti ndodhi më 9 mars rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës Monte Grappa.

Pietro Dal Santo, 58 vjeç, po udhëtonte me shpejtësi të madhe kur mori përpara familjen shqiptare.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco