I vendosën eksploziv poshtë makinës, si i shpëtoi shoferi atentatit tri ditë më parë

I vendosën eksploziv poshtë makinës, si i shpëtoi shoferi atentatit tri ditë më parë

19:13, 25/03/2019
A+ Aa A-

Florin Muça nga fshati Mallkuç i Fushë-Krujës, duhet të ketë qenë me shumë fat tri ditë më parë kur tritoli që i kishin vendosur poshtë makinës u shkëput rrugës pa mundur të shpërthejë.

43 vjeçari po bëhej gati të udhëtonte nga Fushë-Kruja në Tiranë kur lënda plasëse u shkëput nga shasia në momentin që ndezi makinën.

Burime të Policisë thanë se lënda plasëse ishte vendosur për të shpëthyer me telekomandë.

Ndërkohë që lajmërimi është bërë nga një person që pa lëndën plasëse të shkëputej nga mjeti në lëvizjë.

Në polici Florin Muça tha se nuk kishte konstatuar asgjë të dyshimtë në makinën e tij, ndërsa mohoi të kishte dijeni për autorët.

“Nuk kam parë asgjë vetëm kur më lajmëruan se kishte rënë diçka e dyshimtë nga poshtë makinës. As e kam idenë se kush mund të fshihet pas kësaj. Nuk i kam bërë keq askujt”, ka deklarur 43-vjeçari.

Florin Muçës thuhet se i kanë vrarë edhe një vëlla në afërsi të banesës, çka mund të jetë një nga pistat e hakmarrjes ku policia po heton.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco