Sherr me kunatin, sulmohet me thikë shqiptari në Itali

Sherr me kunatin, sulmohet me thikë shqiptari në Itali

18:58, 25/03/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherri që pati me kunatin. Sipas mediave italiane, i plagosuri është 30 vjeç. Ky i fundit u qëllua me thikë në bark nga 40-vjeçari, i cili u arrestua disa minuta pas ngjarjes.

30-vjeçari shqiptar shkoi me urgjencë në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane, sherri mes tyre nisi pasi autori kishte ofenduar bashkëshorten e shqiptarit të plagosur. Kjo ka bërë që dy kunetërit të konfliktoheshin, e për pasojë shqiptari mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Francavilla Fontana

Autori 40-vjeçar do të gjykohet për vrasje të mbetur në tentativë. 

Ndërkohë identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco