Zjarr në një pallat tek Kinostudio, evakuohen banorët

Zjarr në një pallat tek Kinostudio, evakuohen banorët

15:42, 25/03/2019
A+ Aa A-

Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të hënë në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në zonën e “Kinostudios” në katin e katërt të një pallati pranë Komisariatit numër 4 të Policisë.

Kati i katërt i një pallati është përfshirë nga flakët.

Ndërkohë zjarrfikëset kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të 2 fëmijëve të cilët rrezikuan asfiksinë brenda në banesë. Një 15 vjeçare mësohet të jetë dërguar në spital.

Ende vijon evakuimi i banorve, ndërsa deri më tani raportohen vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, deri tani raportohen vetëm për dëme material.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco