Vret veten 41 vjeçarja pasi telefonoi policinë: Kujdesuni për fëmijët. Emri

Vret veten 41 vjeçarja pasi telefonoi policinë: Kujdesuni për fëmijët. Emri

15:03, 25/03/2019
A+ Aa A-

Një 41-vjeçare nga fshati Molisht në ish/komunën Sinjë, në rrethin e Beratit, i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme.

Merita Filaj, nëna e 3 fëmijëve, ka varur veten me litar në kasollen e barit, që ndodhej pak metra larg banesës së saj. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,viktima,15 minuta para vetëvarjes, ka telefonuar policinë, në numrin 129 dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.

Patrulla e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, eshte nisur drejt banesës së familjes Filaj por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Viktima 41-vjeçare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem. Merita jetonte e vetme në një banesë në fshatin Molisht, që ndodhej 3 km e veçuar larg banesave të tjera. Ajo jetonte me 2 vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N25/03/2019 18:12

Mire e beri

Artani25/03/2019 16:29

Pse nuk hapet dheu dhe te perpije Faren e keqe te pushtetit te felliqur qe po detyrojne njerezit e thjeshte te kalojne ne veteflijim....?!

Llano25/03/2019 15:25

A more ed. Rama vdeksh si qen rrugesh e mos te zente shpirti rehat, si e katandise kete popull.

Gramoz25/03/2019 15:19

Kjo eshte Shqiperia reale, dhe jo ajo virtuale e qeneferise edveriste. E ka zhytur vendi ne mjerim dhe ne krim haleja edvin, dhe del pa piken e turpit, fryhet si gjeli maj plehut duke na broçkullitur e duke na prrallisur se sa te lumtur jetojme ne nen udheheqjen e ndritur te edver llapes dhe qenerise te tij te ridhjerur.

Shto koment

Denonco