Emërohet drejtori i ri i Policisë së Tiranës

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Tiranës

13:19, 25/03/2019
A+ Aa A-

Eshte emeruar drejtori i Policise se Tiranes.

Pas shkarkimit te Kastriot Skenderajt, ishte komanduar ne kete detyre Dhimitraq Ziu.

Diten e sotme eshte emeruar kreu i ri i kesaj drejtorie, Rebani Jaupi.

Kush është Rebani Jaupaj

Rebani Jaupi është një emër i panjohur, pasi ka mbajtur disa pozicione në Policinë e Shtetit. Drejtuesi i Lartë u komandua në postin e kreut të Policisë së Shtetit në janar të 2018-ës kur u largua nga detyra Haki Çakos.

Në nëntor të 2015, Rebani Jaupi u emërua zv/drejtori i ri i Policisë Shtetit me urdhër të ish-ministrit të punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, ndërsa iu dha edhe grada policore ‘Drejtues i Lartë’.

Përpara se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP, ndërsa pas largimit të tij u zëvendësua nga Lutfi Minxhozi.

Me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco