Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Vlora 'Palermoja' e Shqipërisë/ 12 makina të djegura që prej fillimit të vitit

Vlora 'Palermoja' e Shqipërisë/ 12 makina të djegura që prej fillimit të vitit

22:45, 24/03/2019
A+ Aa A-

Seriali i djegieve të makinave duket se nuk do të marrë fund lehtë në qytetin e Vlorës.

Makina e djegur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar e çoi në 12 numrin e automjeteve të shkrumbuara në tre muajt e parë të këtij viti. 

Sipas Policisë, automjeti përdorej nga një grua me iniciale  J.B., e cila mësohet se jeton në Itali.

Në dëshminë e parë, gruaja ka thënë se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk dinte të jepte një pistë hetimi.

Policia ndërkohë po pret raportin e ekspertëve zjarrfikës për të thënë fjalën e fundit nëse djegia e makinës ishte e qëllimshme apo aksidentale

Djegiet e makinave bashku me shpërthimet me tritol pa pasoja në njerëz konsiderohen si atentate paralajmëruese në Vlorë.

Në 2 vitet e fundit janë shënuar 24 të tilla, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.  

Por në asnjë rast hetimi nuk ka përfunduar me autorë të arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/03/2019 00:06

Policia e Llesh leshit ka vetëm gaz e hare për popullin. Kriminelët i ka aleatë, ose komandantë.

Shto koment

Denonco