Rrjeti i amortizuar, 10 fshatra në jug të vendit mbeten në errësirë

Rrjeti i amortizuar, 10 fshatra në jug të vendit mbeten në errësirë

20:34, 24/03/2019
A+ Aa A-

Që prej orës 8 të mëngjesit fshatrat Krahës, Kalivaç, Toç, Anvjos, Qesarat, Sinanaj, Iliras, Matohasanj, Koshtan, Kamcisht, pjesë të Bashkisë së Memaliajt, vuajnë mungësen e energjisë elektrike.

Banorët shprehen se po ju prishen të gjitha produktet e bulmetit, për pasojë edhe  pronarët e bizneseve të ndryshme  që operojnë në këtë zonë janë të detyruar të mbyllin bizneset.

Këto fshatra prej vitesh vuajnë nga mungesa e energjisë për shkak të rrjetit të amortizuar. Edhe pse shpeshherë këtë problem banorët e kanë trajtuar edhe në media, nuk është marrë asnjë masë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco