Zjarri i madh ne Lezhë, dogji 10 hektarë pyje Foto Ilustruese

Zjarri i madh ne Lezhë, dogji 10 hektarë pyje

09:22, 24/03/2019
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e së shtunës në një zonë kodrinore të Njësisë Administrative Ungrej, në Lezhë.

Flakët nisën në vendin e quajtur Fregen dhe sipas burimeve, rreth 10 hektarë pyje llogaritet se janë djegur deri më tani.  Forcat e Inspektoriatit Pyjor punuan me mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen e flakëve.

Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco