FOTO-EMRI/ U kap me drogë në 2017, drejtësia italiane jep verdiktin final për të riun shqiptar

FOTO-EMRI/ U kap me drogë në 2017, drejtësia italiane jep verdiktin final për të riun shqiptar

20:21, 23/03/2019
A+ Aa A-

I arrestuar në tetorin e vitit 2017, pasi u kap më lëndë norkatike, Emiljano Korreshi është dënuar nga autoritetet gjyqësore me 3 vjet e 9 muaj burg.

24-vjeçari u arrestua gjatë operacionit të policisë në stacionin e autobusit në Modica, në Sheshin “Falcone-Boresellino”, teksa karabinierët vunë re një të ri që po zbriste nga autobusi që vinte nga Roma duke mbajtur një qese në dorë.

Karabinierët gjetën në çantën e shqiptarit 5 kilogram marijuanë e ndarë në 5 pako si dhe rreth 30 gramë kokainë. Sipas mediave italiane shqiptari kishte rolin e korrierit. I riu ishte nën vëzhgim nga policia deri në momentin kur u kap një flagrancë.

Shqiptari do të vuajë dënimin në  burgun e Raguzës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco