Të gjitha atentatet dhe vrasjet mafioze që kanë tronditur vendin prej fillimit të 2019-ës

Të gjitha atentatet dhe vrasjet mafioze që kanë tronditur vendin prej fillimit të 2019-ës

19:25, 23/03/2019
A+ Aa A-

Prej fillimit të vitit e deri më sot, vrasjet, ekzekutimet mafioze, atentatet kanë qenë kryefjala e lajmeve në vend.

Shqipëria ndodhet nën kthetrat e krimit dhe situata duket se është jashtë kontrollit për Policinë e Shtetit.

Pavarësisht se qeveria dhe ministria e brendshme propogandojnë për shtim të forcës goditëse ndaj krimit dhe një polici në krye të detyrës, shifrat e regjistruara deri tani tregojnë krejt të kundërtën.

Vetëm në javën e fundit kemi patur plot 7 vrasje, ndërsa që prej fillimit të vitit e deri sot numri i të vrarëve arrin në 19.

Bilanc i vërtetë lufte...

Të gjitha atentatet, ekzekutimet maftioze dhe vrasjet që prej fillimit të 2019:

Më 2 Janar. Krimi në familje tronditi mbarë opinionin, kur në ditën e dytë e Vitit të Ri,  Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj.

Më 14 janar 2019, një tjetër krim, madje i trefishtë, tronditi Tiranën. Në 05:30 të mëngjesit të së hënës, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-gruas, të cilët i ekzekutoi.

Më 15 janar, një atentat mafioz u shënua në Vlorë. Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj një automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti.

Më 18 janar në Korçë, Olger Mustafaj, një ish-i dënuar për plagosje, vrau  Altin Balliu.

Më 24 janar,  34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Me 30 janar, 50-vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie, u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në zonën e Selitës.

Më 6 shkurt, Teodor  Lera, nga Vlora vrau bashkëshorten e tij, Eva Lera.

Më 13 shkurt, Lirie Xhepa u qëllua për vdekje me 3 plumba pistolete, shumë pranë banesës së saj. Ajo u gjet e pajetë mes shkurresh nga banorët e zonës së Kodër-Sharrës.

Më 17 shkurt, një krim i rëndë tronditi Vlorën. Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.

Më 24 shkurt, një ngjarje e rëndë ka shokuar Durrësin. Një 45-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov pas një zënke që ka pasur me autorin e vrasjes në një lokal.

Më 15 mars, është vrarë Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë.

Më 16 mars u vra në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi.

Më 18 mars, u ekzekutua pranë banesës së tij në Tiranë Jurgen Kurti. Ngjarja e rëndë ndodhi në zemër të kryeqytetit, në rrugën “Zef Jubani”.

Më 20 Mars, pas një atentati me armë zjarri në Shkodër u ekzekutua Ferdinand Polia. 35-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.

Më 22 mars, ekzekutohet në qendër të qytetit të Elbasanit, në mënyrë mafioze, avokati Ravik Gurra. Ai ka qenë përfaqësuesi ligjor i Emiliano Shullazit dhe pjesëtarëve të familjes Çapja në Elbasan.

Sot, më 23 mars, një krim i rëndë në familje është regjistruar në qytetin e Gramshit. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco