Vrasja e avokatit të organizatave kriminale, merren në pyetje familjet e 'të fortëve'

Vrasja e avokatit të organizatave kriminale, merren në pyetje familjet e 'të fortëve'

09:21, 23/03/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për të gjetur ekzekutorin gjakftohtë të avokatit të njohur Revik Gurra dje në Elbasan. Gurra ishte avokat i disa bandave kriminale, si ajo e Shullazit, e Hakmarrjes për Drejtësi dhe fisit të Çapjave.

Burimet bënë të ditur se Policia e Shtetit ka marrë në pyetje, anëtarë të fisit Çapja në Elbasan, me të cilët Gurra ishte mik dhe po ashtu, avokat në çështjet gjyqësore të hapura. Megjithatë, ende nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen e tij. 

50-vjeçari Ravik Gurra u ekzekutua rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, me dy plumba pas koke, me pistoletë me silenciator, nga një person i maskuar ende i paidentifikuar. 

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është ngritur në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

Varrimi i avokatit do të bëhet pasi të mbërrijnë nga Anglia, bashkëshortja dhe dy vajzat e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco