Diplomacia e Kosovës angazhohet për vrasjen e vogëlushit shqiptar në Bazel

Diplomacia e Kosovës angazhohet për vrasjen e vogëlushit shqiptar në Bazel

07:36, 23/03/2019
A+ Aa A-

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës njoftoi opinionin publik se dje gjatë gjithë ditës Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë dhe Konsullata në Zyrih, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, në lidhje me rastin tragjik të vrasjes në Bazel, të një 7 vjeçari me prejardhje nga Kosova, nga një e moshuar, shtetase zvicrane.

Për këtë qëllim, personeli konsullor kosovar i Zyrihut, ka vizituar qendrën policore në Bazel, e cila është duke u marrë me rastin, njofton Alb.info.

Deri më tani, bazuar në informacionet e para, të komunikuara nga autoritetet policore, në lidhje me këtë vrasje makabre, është bërë e ditur se autorja e krimit ka dhënë një version fillestar, në lidhje me aktin kriminal, ku për pasojë humbi jetën, i riu, I. M. 

Me kërkesë të ministrit Pacolli, personeli diplomatik dhe konsullor i Republikës së Kosovës ka vizituar familjen e të riut, ku i kanë shprehur tronditjen dhe pikëllimin e thellë të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, familjarët janë siguruar se Konsullata e Republikës së Kosovës do të jetë në gatishmëri të plotë dhe të vazhdushme, që të ofrojë çfardo përkrahje në këto momente të vështira për familjen.

Konsullata në Zyrih e Kosovës është udhëzuar që të mbajë komunikim të ngushtë me autoritetet policore dhe të drejtësisë në lidhje me rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco