VIDEO/ Trupi i 7-vjeçarit shqiptar dërgohet në Gjilan të Kosovës

VIDEO/ Trupi i 7-vjeçarit shqiptar dërgohet në Gjilan të Kosovës

07:29, 23/03/2019
A+ Aa A-

Në Zvicër në mesditën e së enjtes është vrarë 7 vjeçari Ilias Mahmuti.Familjarët e fëmijës, jetën e të cilit e shoi një grua e moshuar, pasi e qëlloi me thikë disa herë, kanë pak informacione rreth krimit në Basel, njofton Klan Kosova.

Ata kanë konfirmuar se nuk kanë asnjë problem në Zvicër me ndonjë familje, derisa edhe gruaja 75-vjeçare e ka pranuar se nuk e ka njohur djalin ose familjen e tij.

Familja Mahmuti tha për “klankosova.tv” se sot në ora 08:00 të mëngjesit në Prishtinë do të mbërrijë trupi i pajetë i 7 vjeçarit, ku do të varroset në ora 12:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit. Ndërkohë, të shtunën do të mbahet një marsh nga shqiptarët në shenjë solidarizimi me familjen e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco