RENEA rrethon Elbasanin, me dhjetra të shoqëruar, çfarë po ndodh

RENEA rrethon Elbasanin, me dhjetra të shoqëruar, çfarë po ndodh

23:00, 22/03/2019
A+ Aa A-

Vrasja e avokatit të “Shullazit”, Ravik Gurra ka bërë që në minutat e fundit e gjithë Policia e Shtetit të zbresë në Elbasan, edhe pse vëmendja ishte përqëndruar në ndeshjen që po luhej në Shkodër midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Forcat e Reneas kanë rrethuar Elbasanin në të gjitha pikë e daljes dhe hyrjes në qytet duke ushtruar kontrolle të imtësishme në automjetet që lëvizin.

Ndërkohë që në polici janë shoqëruar me dhjetra persona që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Midis tyre edhe juristi Arben Hoxha dhe Astrit Telhallari të cilët ishin në tavolinë me viktimën kur u ekzekutua.

Midis të shoqëruarve ka edhe nga familja ‘Çapja’, për shkak se viktima ishte avokat në çështjen ‘Çapja, ndërsa dihen përplasjet e forta midis dy bandave në qytet’.

Aktualisht nuk ka persona të identifikuar mbi ngjarjen, ndërsa është gjendur e djeguar makina e autorëve në fshatin Karakullak, e cila rezultoi se ishte e vjedhur në Fushë-Krujë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi23/03/2019 00:47

Banda e kryetarit te bashkis Qazim Sejdini e egzekutoj avokatin ne zemer te elbasanit, para bashkis se elbasanit ku kamerat e vena nga kryetari i bashkis me taxat e shqiptareve jane vendosur ne te gjitha shtyllat per te kontrolluar territorin dhe aksesin per ti pare ato e kane banditet e kryetarit te bashkis. Keto kamera mbreme ishin te prishura se do te vritej avokati. Lleshi qendron si dordolec ne ministri.

Shto koment

Denonco