Detajet e reja/ Vrasja e avokatit në Elbasan, ja ku ishte vjedhur makina e vrasësve

Detajet e reja/ Vrasja e avokatit në Elbasan, ja ku ishte vjedhur makina e vrasësve

22:41, 22/03/2019
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhuar nga ngjarja tronditëse e disa orëve më parë ku u vra në një atentat në qendër të Elbasanit, avokati i njohur Ravik Gurra.

Pas gjetjes së djegur të automjetit në fshatin Karakullak, policia ka mundur të zbulojë që automjeti tip ‘Benz’ ishte vjedhur në qytetin e Fushë-Krujës.

Aktualisht automjeti është çuar për ekspertizë në Drejtorinë e Policisë në Elbasan, aty ku pritet të vijnë edhe ekspertë nga Tirana.

Avokati Ravik Gurra u qëllua në lokal në prani të dy personave të tjerë me të cilët po konsumonte kafe.

Një person iu afrua dhe e qëlloi me një armë silenciator duke mos i dhënë asnjë mundësi për të shpëtuar.

Gurra ishte avokat në çështjen “Shullazi”, ‘Çapaj” dhe ‘Hakmarrja për drejtësi’

Ai ishte baba i dy vajzave dhe jetonte midis Anglisë dhe Shqipërisë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

B22/03/2019 22:59

Kjo me siguri lidhet me punen e tij si avokat.Ai I dinte lidhjet e Shullazit me Sajmir Tahirin dhe me EDI Ramen ,pra me pushtetin e krimit dhe per te zhdukur faktet, vrasin d eshmitaret.Do te vije koha qe edhe Shullazi do te ekzekutohet edhe kjo eshte e sigurte dhe gjithe Shullazet e tjere do te zhduken nga dora kriminale e pushtetit qe I kane I sherbyer per te zhdukur faktet qe jane kunder pushtetit te krimit.

Shto koment

Denonco