FOTO/ Vrasja e avokatit në Elbasan, kreu i policisë i pashqetësuar në Shkodër

FOTO/ Vrasja e avokatit në Elbasan, kreu i policisë i pashqetësuar në Shkodër

21:26, 22/03/2019
A+ Aa A-

Në një kohë kur vendi është ende nën shokun e vrasjes mafioze të avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është kapur në stadiumin Loro Boriçi, teksa sheh ndeshjen Shqipëri-Turqi.

Veliu ndodhet në shoqërinë e një personi, i cili nuk është i njohur në publik.

Siç raportuam edhe pak më parë, situata e rendit dhe sigurisë në vend është e rënduar me 4 vrasje brenda një jave.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco