Katër vrasje në një javë/ Shqipëria nën kthetrat e krimit

Katër vrasje në një javë/ Shqipëria nën kthetrat e krimit

21:05, 22/03/2019
A+ Aa A-

Një person është qëlluar për vdekje mbrëmjen e kësaj të premteje në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, në qendër të qytetit. Viktimë nga ky atentat ka mbetur 50-vjeçari Ravik Gurra, me profesion avokat. Gurra ishte një prej avokatëve të çështjes “Shullazi”, ashtu sikurse i fisit Çapja në qytetin e Elbasanit.

Gurra ishte i ulur në tavolinë me dy persona të tjerë, kur u qëllua për vdekje me pistoletë. Më pas autori i dyshuar u largua me një makinë.

 Pak pas ngjarjes që ndodhi rreth orës 19:35, autoritetet policore gjetën të djegur në dalje të Elbasanit një automjet, që dyshohet se u përdor nga autori.

Pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në Elbasan policia e shtetit është vënë në lëvizje. Forcat RENEA ka mbërritur me urgjencë në qytet, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

Pak më herët,drejt Elbasanit u nis edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Avokati i Emiliano Shullazit u ekzekutua në qendër të qytetit, ndërsa pak minuta pas vrasjes së avokati Ravik Gurra, raportohet se një makinë po digjet në periferi të Elbasanit në fshatin Karakullak, pranë Bradasheshit.

Një person është qëlluar për vdekje mbrëmjen e kësaj të premteje në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, në qendër të qytetit. Viktimë nga ky atentat ka mbetur 50-vjeçari Ravik Gurra, me profesion avokat. Gurra ishte një prej avokatëve të çështjes “Shullazi”, ashtu sikurse i fisit Çapja në qytetin e Elbasanit.

Gurra ishte i ulur në tavolinë me dy persona të tjerë, kur u qëllua për vdekje me pistoletë. Më pas autori i dyshuar u largua me një makinë.

 Pak pas ngjarjes që ndodhi rreth orës 19:35, autoritetet policore gjetën të djegur në dalje të Elbasanit një automjet, që dyshohet se u përdor nga autori.

Vrasja e avokatit  në qendër të qytetit të Elbasanit është vrasja e katër që trondit vendin brenda më pak se një javë.

Të shtunën e 16 marsit u vra në parkun e Liqenit Artificial Haxhi Baçinozi, ish i përndjekuri politik u ekzekutua nga një i njohur i tij në sy të fëmijës së mitur.

https://www.syri.net/kronike/238412/emri-ja-kush-eshte-personi-qe-u-gjend-i-vrare-te-liqeni/

Dy ditë pas vrasjes së Baçinozit, më 18 mars, po në Tiranë do të ekzekutohej para banesës së tij Jurgen Kurti, emër i njohur për policinë dhe gjyqësorin në vend. Aui ishte akuzuar për vrasjen e babait të tij dhe një biznesmeni në Durrës.

https://www.syri.net/kronike/238906/vrasja-ne-tirane-ja-kush-eshte-viktima-i-njohur-edhe-si-menaxheri-i-vipave/

Dy ditë pas vrasjes së Kurtit në Shkodër do të vritej Ferdinand Polia, i njohur për bizneset e tij të turizmit në Theth.

https://www.syri.net/kronike/239379/foto-nardi-i-bujtinave-u-ekzekutua-me-20-plumba-ja-kush-eshte-personi-qe-e-shoqeronte/

Ndërsa sot, para pak minutash do të ekzekutohej në qendër të Elbasanit avokati Ravik Gurra, mbrojtës ligjor i Emiliano Shullazit dhe familjes Çapja.

Nga katër vrasjet Policia ka mundur të arrestojë vetëm vrasësin e Haxhi Baçinozit, edhe ky i vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

https://www.syri.net/kronike/239865/vritet-avokati-i-emiljano-shullazit/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bobi vl 23/03/2019 00:42

Po Ku e le Mona me lulin qe te punoj policia ? Prisni Ku e kini fundino popull se shpejti kini 97!

Lleshi23/03/2019 00:03

Wild west baby...

Albi22/03/2019 22:55

Kjo eshte java me e suksesshme e policise se shtetit mo syri. Jane arrestu mbi 30 persona super te rrezikshem. Nje bande e eger kriminale qe prish qetesine publike me kapsolla dhe thirje kunder qeverise.

Shto koment

Denonco