Profili i avokatit/ Kush ishte Ravik Gurra, jeta midis Londrës dhe Shqipërisë

Profili i avokatit/ Kush ishte Ravik Gurra, jeta midis Londrës dhe Shqipërisë

21:02, 22/03/2019
A+ Aa A-

Ravik Gurra, nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer të jetonte dhe të ushtronte profesionin e avokatit në Shqipëri.

I vrarë sonte në mbrëmje në një lokal në qendër të Elbasanit, Gurra ishte baba i dy vajzave, ku njëra jeton në Londër, ndërsa tjetra në një nga vendet aziatike.

Gurra bënte një jetë midis Tiranës dhe Elbasanit.

Ai jetonte me nënën e tij ndërsa zhvendosej shpesh të vajza e tij në Angli.

Nga bisedat me miqtë e tij avokatë ata kanë shprehur të gjithë tronditjen e tyre për ngjarjen, ndërsa hedhin dyshime se vrasja është më shumë një mesazh që mund t’u jetë dërguar nga vrasësit personave të afërt me çështjen që mbulonte Gurra, se sa një implikim i tij direkt në afera.

Përgjithësisht Gurra i mbulonte çështjet me avokatë të tjerë.

Edhe pse u përfol si mik i familjes Capja, askush nuk e nuk e konfirmon një lajm të tillë, edhe pse Gurra mbulonte si avokat çështjen “Capja’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco