Avokati i Shullazit u ekzekutua me plumb në kokë, ja çfarë thanë dëshmitarët okularë

Avokati i Shullazit u ekzekutua me plumb në kokë, ja çfarë thanë dëshmitarët okularë

20:56, 22/03/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e kësaj të premteje rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, është vrarë me armë zjarri avokati Ravik Gurra, 50 vjeç, i njohur si avokat i Emiliano Shullazit.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë thënë se çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt dhe se nuk kanë kuptuar asgjë, por janë vënë në panik vetëm kur e kanë parë trupin e shtrirë.

Gurra ka qenë duke pirë kafe në lokal, me një zyrtar të Avokatit të Popullit, ndërsa autori i maskuar i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator. Më pas ai është larguar me një automjet i cili e priste në afërsi të lokalit.

Dyshohet se mjeti është djegur pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Po ashtu policia ka njoftuar se Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zaho22/03/2019 21:11

Keshtu do ndodhe deri sa doçerit te je ne ne qeveri.. Te mire e te ligj e kane kuptuar se shtet nuk ka; e bejne gjygjtarin dhe kriminelin. Kjo eshte Shqiperia qe keta te tufes se qenve duan.

Shto koment

Denonco