Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Vrasja e avokatit, RENEA zbarkon në Elbasan

Vrasja e avokatit, RENEA zbarkon në Elbasan

20:48, 22/03/2019
A+ Aa A-

Pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në Elbasan policia e shtetit është vënë në lëvizje. Forcat RENEA ka mbërritur me urgjencë në qytet, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

Pak më herët,drejt Elbasanit u nis edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Avokati i Emiliano Shullazit u ekzekutua në qendër të qytetit. Gurra ishte duke pirë kafe në një lokal, ku autori i cili ishte i maskuar i është afruar, dhe pa i fol e ka qëlluar në kokë me pistoletë me silenciator, e më pas është larguar me një mjet që e priste.

Ndërsa pak minuta pas vrasjes së avokati Ravik Gurra, raportohet se një makinë po digjet në periferi të Elbasanit në fshatin Karakullak, pranë Bradasheshit.

Ende nuk ka asnjë informacion se kush mund të kenë qenë autorët dhe arsyet e vrasjes...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco