Shqipëria merr flakë, zjarr edhe në Durrës

Shqipëria merr flakë, zjarr edhe në Durrës

20:34, 22/03/2019
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka rënë në Ishëm të qytetit të Durrësit. Flakët përfshinë një zonë pyjore me pisha ndërsa rrezikon të përhapet shumë shpejt.

Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse dhe po luftojnë për të shuar zjarrin.

Sot në Shqipëri ka pasur disa vatra zjarri edhe në qytete të tjera.   Kujtojmë se gjatë pasdites së sotme dy zjarre të tjera kanë rënë në Tiranë dhe Fushë-Krujë. Përkatësisht në Tiranë nga flakët janë përfshirë kodrat e Selitës ndërsa në Fushë-Krujë zjarri ka rënë në një kodër pranë fshatit Kamberas. Të dy këta zjarre dyshohen se kanë qën të qëllimshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku22/03/2019 21:23

Mbas zjarrit vjen betoni.

Shto koment

Denonco