Vrasja e avokatit të Shullazit në Elbasan, PAMJET e para nga vendngjarja

Vrasja e avokatit të Shullazit në Elbasan, PAMJET e para nga vendngjarja

20:05, 22/03/2019
A+ Aa A-

Syri.net sjell pamje nga vendngjarja ku pak minuta më parë u ekzekutua Revik Gurra, avokat i Emiliano Shullazit dhe familjes Çapja.

Ende nuk dihet kush ishin autorët, por sipas raportimeve nga vendngjarja, vrasja është bërë me armë me silenciator dhe avokati ka marrë 4 plumba.

Informacion paraprak nga Policia e Shtetit: 

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan. Sh?rbimet e Policisë kan? ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zon?n ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco