Shqiptarët në marshim solidariteti për fëmijën e vrarë në Bazel

Shqiptarët në marshim solidariteti për fëmijën e vrarë në Bazel

11:44, 22/03/2019
A+ Aa A-

Zvicra u trondit nga vdekja e djaloshit 7-vjeçar në Bazel, i cili ka prejardhje nga Kosova. Një gjë e tillë ka tronditur të gjithë opinionin zviceran.

Për t’u solidarizuar me familjen, shqiptarët në Zvicër do të organizojnë një marsh, njofton albinfo.ch.

Organizatori Emi Sallahi ka njoftuar për detajet. “Marshi do të mbahet nesër nga ora 14:00. Do të nisemi nga Shkolla e djaloshit e deri tek vendi i ngjarjes. Do të ndezim qira dhe do të vëmë lule në vendin ku ka ndodhur kjo ngjarje dhe që ka tronditur të gjithë Zvicrën. Tashmë kemi marrë edhe lejen nga Policia. Ne kemi hapur edhe një faqe në ‘Facebook’ dhe të gjithë të interesuarit mund të na bashkëngjiten. Nuk kemi ndonjë organizatë apo shoqatë, por thjesht jam i shokuar me atë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Sallahi ekskluzivisht për albinfo.ch.

E gjithë Zvicra është shokuar nga ky rast. “Ky marsh është shenjë solidariteti me familjen. Vërtetë jemi të shokuar. Kur kemi dëgjuar nuk kemi mundur të besojmë. Edhe pse në fillim nuk dihej kombësia, është gjëja më e tmerrshme çka mund t’i ndodhë një prindi”, ka thënë tutje Emi Sallahi për albinfo.ch.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco