Prodhonte dhe shiste drogë, arrestohet 29 vjeçari

Prodhonte dhe shiste drogë, arrestohet 29 vjeçari

17:03, 21/03/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka arrestuar një person në Tiranë.

I arrestuar është shtetasi me iniciale E.T 29 vjeç, banues në Tiranë. 29 vjeçari u arrestua për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit “MAPO”.

Ja njoftimi i policisë:

Tiranë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve  në DVP Tiranë, godet një tjetër rast të  tregëtimit të lëndëve narkotike të forta në doza të vogla, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Finalizohet operacioni policor i koduar "MAPO".

Sekuestohen 55 gramë Heroinë, e ndarë në doza gati për shitje.

Në pranga një shtetas.

Gjatë mesditës së sotme, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të hetimit me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “MAPO".

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për “Prodhim dhe shitje narkotike”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kishte siguruar informacione në rrugë operative, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, se shtetasi E. T., me pseudonimin “TAFA”, në bashkëpunim me persona të tjerë tregtonin lëndë narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë.

Pas një pune të mirëfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i  aktivitetit kriminal që kryhej nga shtetasi E. T., i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, pasi siguronin lëndën narkotike të llojit Heroinë e Kokainë të cilësisë së pastër, e përzienin dhe më pas e shpërndanin në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme .

Veprimtaria e tyre kriminale në shitjen e lëndës narkotike Heroinë e Kokainë  ishte e shtrirë në zonat e “Kombinatit”, “Yzberishtit”, “Unazës së Re”,  “Tiranës së Re”, si dhe në afërsi  të  disa shkollave të mesme në Tiranë. 

Gjatë mesditës së sotme, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E. T., në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, në një rrethrrotullim, pranë një qendre tregëtare, i cili qarkullonte me një automjet.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit,  Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale  55 gramë lëndë të dyshuar Heroinë.

Operacioni  vijon për evidentimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco