VIDEO/ Tritoli shemb oxhakun 40 metra në Fushë - Arrëz

VIDEO/ Tritoli shemb oxhakun 40 metra në Fushë - Arrëz

14:04, 21/03/2019
A+ Aa A-

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  shembi sot me shpërthim të kontrolluar, oxhakun 40 metër të lartë në Fushë-Arrëz.

Lajmi është njoftuar përmes një postimi në facebook, nga IKMT, ku eshte  publikuar edhe videon e shembjes së godinës me shpërthim të kontrolluar.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me sukses objektin 40 metër të lartë (oxhak) në Fushë-Arrëz. Shpërthimi i kontrolluar u krye në orën e planifikuar, 12.00. IKMT përdori 7 kilogramë eksploziv të vendosur në rreth 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit. Nga rrëzimi i objektit nuk pati asnjë dëm.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco