Flet dëshmitari që pa skenën e vrasjes në Shkodër: Autori zbriti qetësisht dhe…

Flet dëshmitari që pa skenën e vrasjes në Shkodër: Autori zbriti qetësisht dhe…

13:40, 21/03/2019
A+ Aa A-

Vrasja e Nard Polisë pasditen e djeshme ka tronditur gjithë Shkodrën. Ai u ekzekutua me 20 plumba nga një armë silenciator. Nga të dhënat e fundit mësohet se viktima ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër i cili nuk ka asnjë dëmtim. Ai ështe Xhovan Mirashi punonjës i nje servisi ku viktima kishte shkuar për të rregulluar automjetin.

Ky fakt tregon që vrasja është kryer nga një dorë profesionisti për shkak të preçizionit të ekzekutorit duke mos e prekur fare personin tjetër.

Xhovan Mirashi ka dëshmuar në polici pavarësisht gjendjes së rëndë psikologjike. Sipas tij ai autori  ka qenë nje person i vetem i cili ishte mbi motor dhe kishte mbi kokë  skafander te zezë. Ai është ulur nga mjeti me qetesi dhe ka qelluar disa here ne drejtim te viktimës dhe pastaj është larguar me shpejtesi.

Motori u gjet i djegur rreth nje orë me vonë pak kilometra larg ngjarjes, pranë urës së Mesit. Familja Polia ka hapur dyert e mortit, pas ekzekutimit te 32 vjecarit.

Askush nuk priste që trupi i Nardit të përshkohej nga plumbat! Familjarët thonë se ata përherë i druheshin ndonjë aksidenti fatal duke qenë se ai ishte i apasionuar pas udhetimve në terrene ekstremisht të veshtira.

As vetë Nardi duket se nuk e ka parandjerë se dikush kishte qëllimin ta vriste. Ai qarkullonte i lirë dhe nuk kishte konflikte të njohura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco