Alarm me detergjentët e prodhuar në vend, Llupo: S’kemi laboratorë të akredituar

Alarm me detergjentët e prodhuar në vend, Llupo: S’kemi laboratorë të akredituar

07:44, 21/03/2019

Detergjentët e prodhuar në Shqipëri paraqesin problematika të mëdha në drejtim të sigurisë, por Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut e ka të vështirë të përballet me subjektet në gjykatë, pasi laboratorët aktualë janë të paakreditaur e për pasojë rezultatet e tyre nuk njihen”.

Shqetësimi është ngritur nga drejtori  i Mbikëqyrjes së Produkteve, Julian Llupo gjatë Forumit të Biznesit,  organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Ndërkaq, kryeinspektorja Valbona Jaupllari pasi shpjegoi funksionet e institucionit që përfaqëson, evidentoi si shqetësim indiferencën e subjekteve për të marrë pjesë në takime informuese mbi proceset e inspektimit, shkruan Scan.tv.

Inspektoriati i Mbikqyrjes se Tregut kontrollon dhe monitoronn veprimtarinë e bizneseve që operojnë në fushën industriale, duke filluar nga veshjet, lodrat, pajisjet elektrike,  ashensorët, etj. Ndërkohë që, gjatë takimit, anëtarët e Dhomës Amerikane kërkuan më shumë informacion në drejtim të pronësisë intelektuale, por edhe proceseve të kryerjes së inspektimeve dhe vendosjes së gjobave  nga ky inspektorat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment