U  vra sot në Shkodër, ja se si rapsodi i këndonte me çifteli

U vra sot në Shkodër, ja se si rapsodi i këndonte me çifteli

22:22, 20/03/2019
A+ Aa A-

Nard Polia cili u vra sot në një pritë pranë Urës së Mesit në Shkodër ishte një personazh shumë I njohur mediatik në zonën e tij në promovimin e turizmit në Theth, por edhe merrte pjesë shpesh në biseda promovuese në televizionin lokal.

Familja e tij kishte një bujtinë të njohur në qendër të Thethit, pranë kishës së fshatit.

Jo vetëm kaq, por Nard Polisë fshatarët e zonës I kishin thurur edhe këngë me çifteli ku i ngrinin lavde.

Në njërën prej tyrë të cilën po e publikojmë më poshtë, rapsodi i këndon Nard Polisë, edhe pse zakonisht këngët u këndohen trimave në të ikur të tyre nga kjo botë.

Por ndoshta nga që ishte një personazh I famshëm për zonën dhe ndihmën që kishte dhënë për promovimin e Thethit dhe të banorëve të zonës, ka bërë që rapsodi ti këndojë në të gjallë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco