Biznesmeni i vrarë sot në Shkodër ishte vëllai i ish-banorit të 'Big Brother'

Biznesmeni i vrarë sot në Shkodër ishte vëllai i ish-banorit të 'Big Brother'

22:06, 20/03/2019
A+ Aa A-

Pasditen e sotme vrasja mafioze që iu bë biznesmenit Ferdinad Polia tronditi edhe një herë Shkodrën.

Polia i njohur si ‘Nardi i Bujtinave’ ishte një emër i njohur për zonën e veriut dhe nuk njihej si person problematik.

Po kush ishte Ferdinand Polia?

Ai kishte hapur një bujtinë atje që prej vitit 2005 dhe kujdesej për reklamimin e zonës tek turistët e huaj.

Polia rezulton të jetë vëllai ish-banorit të “Big Brother 2”, Pavlin Polia, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar në vitin 2009, kur u fut në shtëpinë e famshme.

Sakaq, ngjarja mbetet ende e pazbardhur, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit, që dyshohet se ka qenë në një motoçikletë, me skafandër, e më pas i ka vënë flakën mjetit duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco