FOTO+VIDEO/ Ja si u vra biznesmeni në Shkodër, detaje

FOTO+VIDEO/ Ja si u vra biznesmeni në Shkodër, detaje

18:54, 20/03/2019
A+ Aa A-

Pasditen e sotme u vra biznesmeni ferdinand Polia, i njohur si ‘Nardi i Bujtinave’.

35 vjeçari vjeçari u vra në makinën e tij pasi iu bë një atentat.

Nga raportimet mësohet se autori i vrasjes ishte me motoçikletë dhe se mbantë një skafandë në kokë. Ai e ka braktisur motoçikletën tek vendi i quajtur ‘Ura e Mesit’.

Bëhet me dije që me biznesmenin e vrarë në makinë ka qenë edhe një qytetar tjetër i cili ishte punëtor i servisit.

Njoftimi i policisë Shkodër/ Informacion paraprak:

Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, rreth 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shikoni pmajet nga vendi i ngjarjes:

 

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco