Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Atentati/ Vritet biznesmeni shkodran. Emri

Atentati/ Vritet biznesmeni shkodran. Emri

17:21, 20/03/2019
A+ Aa A-

Një krim i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Shkodër.

Pronari i një bujtine në Shkodër është qëlluar me armë zjarri në një atentat të ndodhur në orën 16:30 minuta të pasdites.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por ka humbur jetën.

Nard Polia, pronari i një bujtine në Theth, ka qenë duke ecur me makinë kur është qëlluar me breshëri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë të Shkodrës, pranë fushës së aviacionit.

Njoftimi i policisë Shkodër/ Informacion paraprak:

Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, rreth 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Nebil20/03/2019 17:51

Cfare behet keshtu? Vdekjet nga krimi jane bere me te shpeshta se infarkti i miokardit. Duhet minister i brendeshem qe te leftoje krimin dhe jo ti kerkoje kriminelet tek studentet dhe opozita!

Shto koment

Denonco