Gjykata e Hagës dënon me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiçin

Gjykata e Hagës dënon me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiçin

15:22, 20/03/2019
A+ Aa A-

Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 dhe ka zgjatur dënimin e tij 40-vjeçar me burgim të përjetshëm.

Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Karaxhiç, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10,000 persona të vdekur.

Më shumë se 100,000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz20/03/2019 17:50

E paskan çu ne pi.. te serbes se vet, aty e kan vendin rracqiret Serb. Keshtu do perfundojne edhe dashamiret e serbise ne partine siçiliste dhe ripjerdhiste ne Shqiperi, parti e themeluar nga serbet Miladin dhe Dushan, qe te dy pallonin komandantin qe nuk zbrazi asnje fishek, dhe nuk mori pjese ne asnje beteje, enver dylber hoxha.

Shto koment

Denonco