Policia rrethon ambasadën shqiptare në Athinë. Dëshmia e gazetarit prezent

Policia rrethon ambasadën shqiptare në Athinë. Dëshmia e gazetarit prezent

15:10, 20/03/2019
A+ Aa A-

Gazetari shqiptar që prej shumë vitesh jeton dhe punon në Athinë, Shpëtim Zinxhiria, pas lajmit të shkarkimit të ambasadores tonë në Greqi, Ardiana Hobdari, shkroi në faqen e tij në FB se do të shkonte në ambasadë për të takuar shoferin e saj për ti kërkuar dëmshpërblim për thyerjen e telefonit, që i kishte bërë pak kohë më parë.

“Nesër do shkojë në ambasadën tonë në Athinë, të takojë këtë shofer të ambasadores që bëri bodigardin në vendin dhe kohën e gabuar. Do ti kërkojë të më paguaj telefonin, në të kundërtën do t`ja kërkoj atë MPJ së Shqipërisë. Më në fund ka një ndërgjegjësim nga shteti shqiptar për sjelljen e këtyre njerëzve, që nuk meritojnë vende të tilla pune”, paralajmëronte dje Zinxhiria.

Por duket se ditën e sotme këtë paralajmërim ai e ka bërë fakt dhe ka shkuar në ambasadën tonë në Athinë. Por menjëherë pasi është futur brenda ambienteve të saj, aty kanë mësyrë forca të shumta policore të cilat për një kohë të gjatë kanë rrethuar selinë tonë diplomatike, duke krijuar një situatë asapk të denjë për Shqipërinë.

Ja si e dëshmon këtë rrethim dhe këtë situatë, vetë gazetari Zinxhiria në faqen e tij në FB.

E mërkurë ora 13 në mesditë, 20 policë me motoçikleta një furgon dhe një makinë kanë rrethuar për 30 minuta ambasadën tonë në Athinë, duke krijuar një imazh se diçka e madhe kishte ndodhur. Por...ambasada duket në një shtetrrethim dhe kjo për injorancën shqiptare duke krijuar një imazh negativ, për faj të mungesës së profesionalizmit të drejtueses së kësaj ambasade. Pyetja shtrohet se kur do të ndryshojnë këto gjëra të pakëndshme dhe të tipit gestapo...

30 minuta para se të vinte policia mbyllet dera e jashtme e zyrës konsullore, duke lënë si brenda dhe jashtë emigrantët në pritje.

Askush nuk dinte arsyen deri sa erdhi policia greke duke rrethuar ambasadën në një periferi prej dhjetëra metrash. Me mbërritjen e policisë emigrantët futen brenda zyrës konsullore për të dalë jashtë, ndërsa gazetarit ju ndalua që të dilte dhe ai bashkë me të tjerët, pasi ambasadorja kishte thirrur policinë për arrestimin e tij, duke afruar makinën e policisë te dera e daljes së zyrës konsullore. Policia i bën shenjë që gazetari të dalë jashtë territorit duke komunikuar në distancë...Kështu u bë. 

Policia priti 30 minuta dhe duke parë që gazetari nuk po dilte jashtë territorit të ambasadës, (konsullores) la aty vetëm një makinë me dy policë, të cilët komunikojnë me gazetarin duke e konfirmuar se kishin ardhur për ta marrë. Nga biseda që u bë u kuptua se nuk kishte të bënte me një sekser ambasade apo me ndonjë njeri që kishte shkelur ligjin Brenda, por kishte të bënte me një gazetar, i cili kishte vajtur në mënyre shoqërore për të folur me shoferin e ambasadores për telefonin që ai tre javë më parë ja kishte marrë nga dora dhe e kishte përplasur në tokë dhe dëmtuar atë.
Nuk e di në se këto gjëra mund të ndodhin në vende të tjera të Evropës, që një përfaqësi shteti të thërrasë 20 policisë, makinë dhe furgonë për të arrestuar një gazetar, pasi ky me parë kishte publikuar shpërdorimin e fondeve publike dhe vjedhjen e 100 pasaportave shqiptare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco