Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Me kanabis e heroinë në makinë, arrestohen 4 persona

Me kanabis e heroinë në makinë, arrestohen 4 persona

08:24, 20/03/2019
A+ Aa A-

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën me heroinë dhe kanabis në Tiranë.

Të arrestuarit shpërndanin lëndë narkotike në kreqytet. 

Gjatë operacionit të koduar “Qelqi” policia sekuestroi 1 kilogramë e 251 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe 19 doza të dyshuara Heroinë dhe arrestoi në flagrancë shtetasit me iniciale:

-E. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë

-S. D., 24 vjeç, banues në Tiranë

-A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë

"Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këto tre shtetas udhëtonin, policia gjeti një sasi prej 1 kilogramë e 251 gramë Cannabis Sativa.

Këta shtetas kishin si qëllim nxjerrjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit,"

 Ata udhëtonin me automjet të marrë me qera për të shmangur dyshimet e policisë.

Në prangat e uniformave blu ra edhe 55-vjeçari me iniciale B. V., banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

"Policia dispononte informacione se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të drogërave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”. Lëndën narkotike ky shtetas e siguronte nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre,"thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco