Vrasja e Jurgen Kurtit/ Flet Vjollca Arapi: Më dhimbset, edhe pse vrau burrin tim

Vrasja e Jurgen Kurtit/ Flet Vjollca Arapi: Më dhimbset, edhe pse vrau burrin tim

22:08, 19/03/2019
A+ Aa A-

Bashkëshortja e tregtarit të vrarë në Durrës, në prill të vitit 2017, Agim Arapit, gjatë një lidhjeje direkte me emisionin ‘Dritare me Rudinën” në News 24, pohoi sërish se, familja e saj nuk ka lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Ajo thotë se nuk e donte të vrarë, por në burg Jurgen Kurtin.

Vjollca Arapi tregoi se policët i kanë trokitur mbrëmë në shtëpi dhe e kanë mbajtur kë komisariat deri në orët e para të ditës së sotme.

“Pas ngjarjes mbrëmë më ka ardhur policia dhe më kanë marrë në shtëpi, bënë ato investigimet e veta, më mbajtën aty deri në 4 e 30 të mëngjesit. Nuk jam edhe mirë me shëndet se para një jave kam pësuar një para infarkt. Më dhimbset ai që vdiq edhe pse ishte autori i vdekjes së burrit tim. Unë kam kërkuar gjithmonë drejtësi, jo vdekjen e atij. Jam e lemeritur kur dëgjova të bërtiturat e nënës së tij, kërkoja drejtësi, jo vdekjen e tij. Unë të drejtën time do ta kërkoj deri në fund sepse nuk i kishim faj. Nëse do ishte në burg kur vrau babën e vetë tani burri im do ishte gjallë”, është shprehur ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco