VIDEO/ Terror te Unaza e Re, ja se si policia po ushtronte dhunë mbi protestuesit

VIDEO/ Terror te Unaza e Re, ja se si policia po ushtronte dhunë mbi protestuesit

20:46, 19/03/2019
A+ Aa A-

Forca të shumta policie kanë rrethuar gjatë orëve të fundit “Unazën e Re” duke ushtruar represion ndaj banorëve që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.

Të kontaktuar nga syri.net banorët kanë thënë se në vendngjarje janë pozicionuar forca të shumta “Shqiponja” por edhe policë të veshur civilë, ndërkohë që vetëm pak minuta më parë janë parë lëvizje të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët janë tërhequr pas presionit mediatik që kanë bërë banorët dhe drejtuesit e opozitës.

Banorët thanë se forcat policore përpos që kanë rrethuar proestuesit janë pozicionuar edhe në cepat e pallateve duke filluar nga sheshi “Shqiponja’ deri poshtë te “Astiri”

Ata thanë se deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar nga radhët e tyre, por në këtë situatë represioni ata nuk kanë ndërmend të largohen nga rruga, duke qëndruar aty gjithë natës.

Siç shikohet edhe nga video e siguruar nga syri.net, forcat e policisë kanë rrethuar protestuesit, ndërsa këta të fundit i bëjnë thirrje të largohen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco