Operacioni/ Shkatërrohet banda e eskortave në Athinë, mes tyre edhe shqiptare

Operacioni/ Shkatërrohet banda e eskortave në Athinë, mes tyre edhe shqiptare

16:21, 19/03/2019
A+ Aa A-

Policia greke ka njoftuar shkatërrimin e një rrjeti të dyshuar prostitucioni që rekrutonte vajza të reja, mes tyre edhe shqiptare, të cilat punonin si eskorta në kryeqytetin helen, Athinë.

Në pranga kanë përfunduar kreu i bandës me origjinë greke dhe 13 të dyshuar të tjerë.

Gjatë operacionit u ndaluan edhe 45 vajza, nga të cilat 15 ishin vendase ndërsa 30 prej tyre me kombësi shqiptare, ruse dhe rumune.

Grupi vepronte duke punësuar të reja të moshës 20-vjeçare për t'u bërë shoqëri klientëve në lokalet e natës ose shtëpi të ndryshme private në kryeqytetin grek.

Viktimave u thuhej se do të fotografoheshin në ambiente luksoze, pa u përfshirë në marrëdhënie erotike, por më pas vajzat transferoheshin me makinë nëpër hotele.

Takimet me klientët kryheshin përmes internetit dhe shërbimi i vajzave kushtonte 130 euro, shumë kjo e ndarë më së shumti mes pjesëtarëve të rrjetit kriminal.

Sipas gazetës greke "Ekathimerini", hetimet përfunduan të hënën me konfiskimin e 4,300 eurove në vlerë monetare, të shtatë makinave personale dhe të disa informacioneve të shkruara rreth takimeve, ndërsa autoritetet greke vijojnë hetimet...

Lajmi në median greke:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco