Vrasja e shqiptari në Australi për 210$, dënohet 11 vite burg autori Në foto: Majtas, autori i vrasjes, djathtas, shqiptari Ramis Jonuzi

Vrasja e shqiptari në Australi për 210$, dënohet 11 vite burg autori

15:46, 19/03/2019
A+ Aa A-

Një qiradhënës në Australi është dënuar me 11 vite burgim për vrasjen e shqiptarit Ramis Jonuzi.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017 në Melbourne. BBC raporton se Jonuzi u vra për shkak se nuk kishte mundësi të paguante dhomën që kishte marrë me qira nëpërmjet shërbimit online ‘Airbnb’.

I akuzuari Jason Colton 42 vjeç u vetëdeklarua fajtor, por mohoi vrasjen.

Ramis Jonuzi, 33 vjeç ishte djalë i një familje emigrantësh shqiptarë në Australi.

Ai u vra pasi nuk kishte në llogari 210 Dollarë australianë për të bërë pagesën e dhomës që kishte marrë me qira.

Një gjyqtar e përshkroi sulmin ndaj shqiptarit si ‘frikacak, të egër dhe të paprovokuar’. Gjatë seancës u dëshmua e gjithë dinamika e ngjarjes.

Ramis Jonuzi kishte marrë me qira një dhomë në lagjen ‘Brighton East’ të Melbourne.

Aty do të qëndronte deri sa të përfundonte disa punë personale. 33-vjeçari kishte rezervuar dhomën me qira për 3 net.

Më vonë ai kërkoi të zgjaste qëndrimin e tij edhe me 1 javë kundrejt pagesës prej 210 Dollarë australianë.

Megjithatë, kur mbërriti dita për të bërë pagesën, në llogarinë e tij shqiptari kishte më pak se 10 Dollarë australianë.

Për shkak të mospagesës, ai u godit dhe u dhunua nga qiradhënësi Jason Colton, dëmtime nga të cilat gjeti vdekjen.

Në vrasjen e shqiptarit kishin marrë pjesë edhe dy persona të tjerë, Craig Levy dhe Ryan Smart, të cilët janë dënuar më herët nga gjykata dhe po vuajnë dënimin prej 9 vitesh dhe 7 vitesh burg respektivisht. /tvklan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco