Vrasja e Jurgen Kurtit/ Hetimet zbulojnë detaje të reja

Vrasja e Jurgen Kurtit/ Hetimet zbulojnë detaje të reja

12:20, 19/03/2019
A+ Aa A-

Tirana u trondit mbrëmë nga një atentat me armë ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Jurgen Kurti. I riu ishte duke u kthyer në banesë në rrugën ‘Zef Jubani’ ku u qëllua me pistoleta nga një makinë në lëvizje.

Policia thotë se autorët zbrazën mbi 20 plumba, tre nga të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Autorët të cilët mendohet se kanë qenë dy persona u larguan më pas me shpejtësi nga vendngjarja.

Dyshimet e para janë se vrasja mund të jetë kryer për hakmarrje.

Kurti është një personazh i njohur, pasi në Prill të vitit 2016 u arrestua për vrasjen e babait të tij, krim për të cilën fajtor u shpall daja i tij.

26-vjeçari u përfshi në vitin 2017 në vrasjen e Agim Arapit, pronari i një picerie në Durrës, por më vonë u la i lirë.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe është duke këqyrur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e atentatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi19/03/2019 12:48

Asgje nuk ngelet pa shlyer ne kete bote....

Shto koment

Denonco