Vidhnin lopë e viça, arrestohen tre persona

Vidhnin lopë e viça, arrestohen tre persona

11:32, 19/03/2019
A+ Aa A-

Polcia e Tiranës ka zbardhur rastet e vjedhjeve të bagëtive të trasha dhe makinave në disa zona të Tiranës.
Si pasojë e reagimit të Policisë jane arrestuar tre shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjeter.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen tre shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër për vjedhje në bashkëpunim të bagëtive të trasha.
 
Zbardhen dhe një sërë vjedhjesh të tjera në fushën e pronës, të kryera po nga këta shtetas.
 
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy bagëti të trasha dhe automjete.
 
Shërbimet e Policisë Kamëz arrestuan shtetasit:
 
- A. M., 25 vjeç, banues në Kamëz
- B. Z., 33 vjeç, banues në Velipojë
- G. D., 27 vjeç, banues në Mamurras
 
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:
 
- R. M., 30 vjeç, banues në Kamëz
 
Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 13 mars 2019, në Zall-Herr i kanë vjedhur dy bagëti të trasha shtetasit A. N.
 
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në harkun kohor janar 2018-mars 2019 kanë kryer një sërë vjedhjesh ku kanë vjedhur 18 bagëti të trasha.
 
Në momentin e arrestimit Policia iu ka gjetur dy bagëti të trasha të cilat këta shtetas i kishin vjedhur.
 
Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre automjete.
 
Vijon puna në bashkëpunim me Policitë e qarqeve të tjera për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.
 
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco