'Patoku' e ndjek dhe i gjen 3 kg kanabis fshehur në makinë

'Patoku' e ndjek dhe i gjen 3 kg kanabis fshehur në makinë

08:53, 19/03/2019

Policia e Tiranës ka marrë një informacion dje nga qytetarët se një 31-vjeçar me iniciale N.N. ishte nisur nga Tirana për në Lezhë me 3 kg kanabis në makinë.

Policia organizoi operacionin “Patoku” dhe e ndaloi burrin e dyshuar në fjalë në rrugën Tiranë -Lezhë, pikërisht në kthesën e Patokut.

Efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar makinën, me synimin për ta kontrolluar. Brenda në makinë në fakt ndodhej vetëm një televizor dhe asnjë fije kanabis. Por, duke kqyrur në detaje, Policia e gjen kanabisin, 3 kg, futur brenda televiziorit.

Në moment u bë arrestimi në flagrancë i  N.N, banor i kryeqytetit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale,”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, neni 283 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment