Vrasja e Kurtit, merren në pyetje familjarët e Arapit, viktimës së sherrit të fundit Majtas Jurgen Kurti, i vrarë mbrëmjen e djeshme dhe djatta, Agim Arapi, i vrarë në 2016.

Vrasja e Kurtit, merren në pyetje familjarët e Arapit, viktimës së sherrit të fundit

08:23, 19/03/2019
A+ Aa A-

Pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit në hyrje të pallatit të tij në Tiranë, Policia ka marrë në pyetje të gjithë ata persona që kanë konflikte me viktimën.

Ndër ta të dyshuar kryesorë që janë pyetur, janë familjarët e Agim Arapit, pronarit të një picerie në Durrës, 60 vjeç, që u vdiq i rrahur për vdekje nga Kurti dhe nga dy vëllezër me mbiemrin Ekonomi, po ashtu familjarë të Jurgen Kurtit.

Jurgen Kurti i shpëtoi dënimit me burg, sepse për vdekjen e Arapit u akuzuan dy vëllezërit Ekonomi, po njesoj si i shpëtoi drejtësisë edhe në vdekjen e babait të tij me thikë, gjatë një sherri në familjen e tyre vite më parë, në 2016. Vrasjen e mori përsipër daja i Kurtit, që kishte ardhur ën shtëpi të mbronte të motrën dhe djalin e saj nga i shoqi i dhunshëm.

Lidhur me viktimën e dytë, ku përsëri protagonist në sherr ishte Jurgen Kurti, bashkëshortja e Agimit Arapit deklaroi pas vrasjes se molla e sherrit që çoi në vdekjen e të shoqit ishte Jurgen Kurti. Ajo tregoi se i shoqi i kërkoi Kurtit, qeranë e tubit të aspirimit dhe ishte pikërisht ai që acaroi situatën.

Por, më pas, dy vëllezërit Ekonomi kishin shkuar ën dyqanin e tyre, kishin mbyllur qepenin dhe e kishin masakruar Agimin, ka rrëfyer atëhërë ajo.Gjithçka ishte filmuar nga kamerat e sigurisë, ku Kurti, viktima e sotme, dukej që i thyente hundën me sende të forta Arapit.

Vjollca Arapi i kishte bërë thirrje drejtësisë për burgosjen e Jurgen Kurtit, për të cilin u shpreh se ishte përgjegjës. Pas asaj vrasjeje, Jurgen Kurti u shoqërua nga Policia por sërish më pas u la i lirë dhe u arrestuan dy të akuzuarit e tjerë, Kujtim Ekonomi dhe Konstandin Ekonomi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Drejtesi19/03/2019 10:14

Drejtesi ne rruge , bej cte mundesh . BABILONIA

Daj Jaku19/03/2019 09:30

Tërheqtë këmbën zvarrë edhe për ata dy të tjerët. Drejtësia dënon vetëm fukarenj. Është bërë si tender, përderisa egzistojnë akoma gjyqtarë si Vladimir Skënderi, fiton ai që paguan më shumë.

Tironci19/03/2019 08:33

Drejtesia vonon por nuk harron !

Shto koment

Denonco