Vrau pronarin e picerisë, kush ishte menaxheri i 'Vipave të Bllokut' që u ekzekutua sonte

Vrau pronarin e picerisë, kush ishte menaxheri i 'Vipave të Bllokut' që u ekzekutua sonte

22:51, 18/03/2019
A+ Aa A-

Menaxheri i “Vipave të Bllokut” Jurgen Kurti, i vrarë sonte pranë sheshit “Ëilson” në Tiranë, nuk ishte një emër i panjohur për Policinë.

Pasi qëlloi babanë e tij në banesë, dhe u shpall i pafajshëm pasi krimin e mori përsipër daja i tij, Kurti bënte një jetë luksoze.

Pikërisht afro dy vite më parë, më 11 prill 2017, Kurti u përfshi në një tjetër ngjarje kriminale, ku u vu në pranga.

Ai u arrestua në dyshimin se vrau Agim Arapin, pronarin e një picerie në Durrës.

Kurti u arrestua bashkë me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi, në një krim që lidhej për shkaqe pronësie në Durrës.

Ndërkohë që nuk dihet se si Kurti mundi ti shpëtojë për herë të dytë drejtësisë, për të humbur jetën sonte gjatë një atentati.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco