Vrasja në Tiranë/ Ja çfarë thotë policia

Vrasja në Tiranë/ Ja çfarë thotë policia

22:50, 18/03/2019
A+ Aa A-

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme pranë stadiumit 'Selman Stërmasi'. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

Viktima është Jurgen Kurti. Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi disa vite më parë u përfshi në vrasjen e babait të tij, por edhe dhunimin e një tregtari në Durrës që përfundoi në vrasje.

Megjithatë Kurti mundi që të fitonte lirinë në të dyja rastet.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco