Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Tritol shtyllës së tensionit të lartë/ Pas publikimit të lajmit në Syri.net, reagon Policia

Tritol shtyllës së tensionit të lartë/ Pas publikimit të lajmit në Syri.net, reagon Policia

16:23, 18/03/2019
A+ Aa A-

Pas publikimit të lajmit në Syri.net për dëmtimin e shtyllës së tensionit të lartë, 400 KW, Tiranë-Podgoricë dhe Tiranë-Prizren, ka reaguar edhe Policia e Fushë Krujës.

Ajo jep sqarimet e para për tritolin e vënë tek njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë, ndërsa shton se po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI

Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco